"Nuk ma boton askush librin për McGonigal"/ Berisha rrëfen se si Lela ju ankua në zyrë, për shtëpitë botuese
Kreu i PD Berisha tha gjatë ceremonisë së prezantimit se, ‘është tragjik refuzimi i shtëpive botuese për të publikuar librin e Lelës për McGonigalin’.
‘Përrallat vulgare të Blushit çajnë ekranet, kurse këtë libër e injorojnë’, tha kreu i PD
Berisha: Pra, ky njeri i korruptuar, i papërgjegjshëm, që mori detyra nga Edi Rama kur ishte në detyrë, që nuk mund t’i merrte kurrë, u dënua nga ligji amerikan dhe drejtësia amerikane dhe sot është në burg.
Por më duhet të them se ky është i vetmi nga McGonigalët që ndodhet në burg.
Madje ka ndodhur, është e hidhur shumë, kur një ambasadore e korruptuar që shkruante raportet siç i thoshte Edi Rama, u vu nën hetim, arriti të korruptojë edhe shefin.
Fatmirësisht ai u dënua me burg, por kjo mbeti e lirë.
Tragjike është tjetra.
Refuzimi, tërheqja e shtëpive botuese për të publikuar librin e Alfred Lelës.
Larva, larva njerëzore janë këta.
Këta janë skllevër të një regjimi të transfiguruar njëlloj si në diktaturën komuniste.
Dhe një ditë, po ua rrëfej këtu, më vjen në zyrë e më thotë, si t’ia bëj, nuk ma publikon njeri.
Ta publikosh vetë, i thashë. Ti ke një shtëpi botuese.
Po çfarë do të thotë kjo?
Ti e di shumë mirë, i thashë, libri do publikohet.
Dhe dëgjoni tani, dy libra për McGonigalin, dëgjoni për herë të parë, përrallat e Blushit për Tiranën çajnë të gjitha ekranet, të cilat janë absolutisht një deformim vulgar i historisë së këtij qyteti.
Por ato nuk kanë çmim.
Kjo ka një çmim, ndaj dhe nuk duhet publikuar, ndaj dhe nuk duhet përmendur, ndaj dhe studiot e injorojnë, ndaj dhe asnjë lajm nuk e japin.
Po ndodh...
Zgjedhjet e 9 majit REFERENDUM kundër Sistemit
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


