Sulmohet doganieri i Kosovës gjatë detyrës, autori e godet me makinë dhe largohet

25 November 2026, 12:01 / KOSOVA ALFA PRESS

Sulmohet doganieri i Kosovës gjatë detyrës, autori e godet me

Një doganier i Kosovës është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikëkalimin kufitar të Merdarit, pasi një person i dyshuar e ka goditur me automjet dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur të martën, kur zyrtarët e Doganës kishin ndaluar një automjet për kontroll, me dyshimin se mund të transportonte mallra kontrabandë.

Në momentin kur doganieri po kryente detyrën, i dyshuari ka goditur me veturë zyrtarin, duke e lënduar në dorë, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar. Autoritetet kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Po ndodh...