Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO rikthen në burg Erlis Dukën
25 November 2026, 12:54 / AKTUALITET

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i cili në shkallën e parë ishte shpallur i pafajshëm për çështjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko. Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë, Apeli ka lënë në fuqi dënimet e dhëna më herët.
Leonard Duka është dënuar me 30 vite burg, ndërsa Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga janë dënuar me nga 25 vite burg secili.
Vendime janë dhënë edhe në procese të ndara për persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në këtë ngjarje. Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg, ndërsa Ilir Selmani me 28 vite burg.
Anëtarët e grupit të njohur si klani Duka akuzohen për përfshirje në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në Tiranë.
Po ndodh...
Zgjedhjet e 9 majit REFERENDUM kundër Sistemit
Nga Red Varaku
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Nga Taulanda Jupi
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


