U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi!

25 November 2026, 15:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga

Erjon Vishkulli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë, ku është marrë në pyetje lidhur me plagosjen e tij në sy gjatë protestës.

Pas dëshmisë, ai ka dhënë një prononcim për mediat, ku është shprehur se kërkon drejtësi për atë që i ka ndodhur.

Vishkulli theksoi se mesazhi i tij është se Shqipëria u përket qytetarëve, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes në protestat e ardhshme. Ai sqaroi se kjo do të varet nga gjendja e tij shëndetësore, pasi vijon ende të kryejë kontrolle mjekësore.

“Unë kërkoj drejtësi. Mesazhi është se Shqipëria është e jona. Do të shikoj si do të jem me gjendjen shëndetësore, nëse do të marr pjesë në protestë apo jo. Unë po vijoj ende me kontrollet mjekësore edhe këtu në Shqipëri”, deklaroi Vishkulli.

Po ndodh...

ide