Elman Abule paraqitet në GJKKO/ Shtyhet shpallja e vendimit për fraksionin e dosjes “Veliaj”

25 November 2026, 15:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Elman Abule paraqitet në GJKKO/ Shtyhet shpallja e vendimit për

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme.

Abule është i pandehur në dosjen “Veliaj”, ku akuzohet për pastrim parash përmes kompanisë së tij “Rametal”.

GJKKO pritej që sot në ora 15:30 të shpallte vendimin për fraksionin e kësaj dosjeje. Mirëpo, Gjykata e Posaçme e ka shtyrë shpalljen e vendimit për ditën e nesërme.

Për Abulen, SPAK ka kërkuar 4 vite e 8 muaj burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Po ndodh...