EMRAT/ Zbulimi i “shtëpisë së barit” dhe sekuestrimi i 8.8 kg kanabis, gjykata cakton masat e sigurisë për babë e bir dhe punonjësin e OSHEE

30 Janar 2026, 11:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Zbulimi i “shtëpisë së barit” dhe sekuestrimi

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për babë e bir që u arrestuan tre ditë më parë në Lezhë, pasi kultivonin lëndë narkotike brenda një godine tre katëshe. Për punonjësin e OSHEE, i arrestuar si bashkëpunëtor, gjykata vendosi masë më të butë sigurie duke e lënë në arrest shtëpiak.

Në burg mbeten babë e bir, Arben Gjergji, 57 vjeç dhe Arnold Gjergji, 22 vjeç, ndërsa Gjon Doda, 59 vjeç, me detyrë punonjës i OSHEE-së është në arrest shtëpie.

Policia zbuloi ambientin ku kultivohej droga në aksin Lezhë-Milot. Në objektin të katësh, që babë e bir kishin marrë me qira, kishin përshtatur 4 ambiente për kultivimin e kanabisit. Nën hetim u vunë edhe 4 punonjës të tjerë të OSHEE për shpërdorim detyre.

Policia bëri të mundur sekuestrimin e 8.8 kg kanabisi të tharë, 960 fidanë dhe 850 fara kanabisi, 106 llamba elektrike, 180 gramë Kokainë. U sekuestruan gjithashtu edhe 5 armë zjarri, 2 prej të cilave sportive, 1 automjet dhe 4 celularë.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në objektin 3-katësh dhe kanë konstatuar se në katin e dytë të këtij objekti, ishin përshtatur 4 ambiente për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, dhe për tharjen e tyre, me qëllim përgatitjen për shitje. Nga verifikimet rezultoi se në këtë objekt kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.”, thuhej në njoftimin e policisë.

 

Po ndodh...

ide