EMRI/ I dënuar për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet  63-vjeçari në Elbasan

28 Nëntor 2025, 17:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ I dënuar për armëmbajtje pa leje dhe

Policia ka arrestuar sot një 63-vjeçar në qytetin e Elbasanit. I arrestuari është Aqif Bezati. Ai ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 

Bezati ishte i dënuar me 4 vite burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Atij i kishin mbetur pa kryer edhe 7 muaj e 10 ditë burg.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik vunë në pranga shtetasin Aqif Bezati, 63 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 20.11.2025, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur pa kryer edhe 7 muaj e 10 ditë burgim.

 

Po ndodh...