Shtëpi të përmbytura e njerëz të bllokuar në disa zona, mbyllet autostrada Athinë-Korint

5 Dhjetor 2025, 08:18 / BOTA ALFA PRESS

Shtëpi të përmbytura e njerëz të bllokuar në disa

Greqia është përfshirë nga moti i keq. Zona të ndryshme janë përballur me përmbytje masive si pasojë e goditjes nga stuhia dhe rrebesheve të shiut. Shtëpi të përmbytura, njerëz të bllokuar janë pamjet që shfaqen nga Greqia orët e fundit.

Rrugët janë kthyer në lumenj, ndërsa disa fshatra janë në gjendje kaotike, me baltë , gurë e mbeturina të grumbulluar nga reshjet e dendura të shiut.

Ekipet zjarrfikëse, ekipet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

 

Po ndodh...