Marko Rubio: Operacioni në Iran ishte i domosdoshëm, brenda një viti ata do të kishin raketa balistike

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio deklaroi se operacioni ushtarak ndaj Iranit ishte i domosdoshëm, pasi sipas tij, brenda një viti Irani do të kishte zhvilluar raketa balistike.
“Qëllimi ynë është të shkatërrojmë të gjitha raketat balistike të Iranit. Nuk është e lehtë të rrëzohet regjimi, por nuk është ky objektivi i misionit tonë,” tha Rubio.
Ai shtoi se SHBA nuk synon rrëzimin e regjimit apo largimin e ajatollahëve, por fokusin e ka tek eliminimi i aftësisë së Iranit për të përdorur raketa dhe dronë për të kërcënuar fqinjët dhe bazat amerikane.
Rubio gjithashtu u përgjigj kritikave për humbjen e jetëve të dhjetëra fëmijëve gjatë sulmeve ajrore, duke theksuar se
“Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë qëllim të godisnin shkolla”. Ai paralajmëroi se ditët në vijim do të jenë edhe më të tensionuara.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128