Alegri: Milani reagoi, shpresojmë të dielën shifrat të jenë kundër Interit

2 Mars 2026, 22:52 / SPORT ALFA PRESS

Alegri: Milani reagoi, shpresojmë të dielën shifrat të

Masimiliano Alegri u intervistua nga “DAZN” pas ndeshjes Kremoneze-Milan 0- 2. Ai foli për sfidën dhe jo vetëm.

Sa keni vuajtur për ta zhbllokuar ndeshjen?
Kremoneze është një ekip i vështirë për t’u luajtur kundër. Në pjesën e parë mbajtën ritme shumë të larta, ne patëm pak vështirësi në menaxhimin e topit. Rrezikuam në një gjuajtje dhe humbëm shumë raste. Estupinan hyri dhe luajti shumë mirë. Kjo tregon sa i jashtëzakonshëm është grupi. Kush hyn zakonisht bën mirë, kështu edhe dje. Ishte e rëndësishme të fitonim për të fshirë humbjen me Parmën, për të marrë 3 pikë të rëndësishme dhe për t’u përgatitur mirë për derbin.

A mendoni për treshen sulmuese, apo është një zgjidhje gjatë ndeshjes?
Në këtë moment është një zgjidhje gjatë ndeshjes sepse kur ka ritme të larta, krahët duhet të punojnë shumë dhe humbasim pak qartësi. Në atë moment të ndeshjes kishim nevojë për lojtarë sulmues. Futëm Fylkryg dhe vendosëm Pulisiç në të djathtë, që pavarësisht rastit të rëndësishëm, luajti mirë dhe po rikthen formën, ashtu si Rafa dhe të tjerët. Do të shohim, mund të luajmë edhe me tre sulmues dhe dy mesfushorë. Në këtë moment të sezonit nuk më interesojnë shumë formacionet, kemi një objektiv shumë të madh, me skuadrat pas nesh që vazhdojnë të marrin pikë… Komo, Napoli fituan … Duhet të ecim hap pas hapi, duke ditur se rruga është ende shumë e gjatë.

Si shkon Milani drejt derbit?
Sot(dje) goli në minutën e 90-të tregon se ndeshja deri në minutën e 85-të është akoma shumë e gjatë. Dukshëm duket e shkurtër kur je atje, sepse merr pak frymë, por duhet të jesh i qartë për të ndërtuar aksione dhe për të shënuar. Në rastin e këndores, ishin shumë të saktë. Estupinan dha një top të bukur për Modriç, që e futi menjëherë. Kjo bën ndryshimin, po ashtu edhe kundërsulmet për të mbyllur ndeshjen. Tani kemi një javë për të përgatitur këtë ndeshje të mrekullueshme, pastaj vazhdojmë kampionatin.

Derbi është shansi i fundit për titullin? Si është Bartesagi?
Bartesagi ishte i jashtëzakonshëm, doli në momentin e duhur dhe futi Estupinan, që dha pasimin për gol. Merita e kësaj fitoreje është gjithë e tij. Derbi është një ndeshje e mrekullueshme dhe atje mund të ndodhë gjithçka.

Ka ende shanse për titull?
Shanse… Mendoj se Interi ka fituar 22 ndeshje, humbur 4 dhe barazuar 1… Shpresojmë që të dielën numrat të jenë kundër tyre (qesh).

Po ndodh...

ide