Paralajmëron ambasadori izraelit në OKB: Nuk do ta ndalojmë luftën derisa të arrihen objektivat!

2 Mars 2026, 20:57 / BOTA ALFA PRESS

Paralajmëron ambasadori izraelit në OKB: Nuk do ta ndalojmë

“Izraeli dhe SHBA-të nuk do ta ndalojnë fushatën e tyre ushtarake kundër Iranit derisa të përmbushen objektivat e tij”, kështu ka deklaruar ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon.

Ai ka nënvizuar se një mesazh i tillë është dhënë nga të dy kombet dhe se e kanë përcjellë me forcë që nga fillimi i luftës.

Duke folur në Nju Jork, ai shtoi se të dy qeveritë do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që Teherani të mos ketë aftësi bërthamore.

Danon u shpreh se beson se liria për popullin iranian “do të vijë më shpejt “, ndërsa përsëriti shpresën e tij për një udhëheqje të re në Iran.

Po ndodh...

ide