“Aleanca nuk është pjesë e planeve për sulmet”/ Shefi i NATO-s: I mbështesim veprimet e SHBA dhe të Izraelit ndaj Iranit!

2 Mars 2026, 19:31 / BOTA ALFA PRESS

“Aleanca nuk është pjesë e planeve për sulmet”/

Shefi i NATO-s Mark Rutte ka deklaruar se mbështet veprimet e SHBA dhe të Izrealit ndaj Iranit, megjithatë thekson se Aleanca qëndron jashtë këtij plani.

Gjithashtu Rutte, shton se SHBA dhe Izraeli po shkatërrojnë mundësinë e Iranit për t’u pajisur me armë bërthamore.

“Është me të vërtetë e rëndësishme ajo që SHBA-të po bëjnë këtu, së bashku me Izraelin, sepse po shkatërrojnë; po degradojnë aftësinë e Iranit për të pasur në dorë aftësinë bërthamore, aftësinë e raketave balistike. Nuk ka absolutisht asnjë plan që NATO të përfshihet në këtë ose të jetë pjesë e saj, përveçse aleatët individualë bëjnë çmos për të mundësuar atë që amerikanët po bëjnë së bashku me Izraelin”, ka thënë ai.

Po ndodh...

ide