EMRI/ Turqia ekstradon në Belgjikë bosin shqiptar të drogës

2 Mars 2026, 17:59 / AKTUALITET ALFA PRESS
EMRI/ Turqia ekstradon në Belgjikë bosin shqiptar të drogës

Autoritetet turke kanë ekstraduar në Belgjikë bosin shqiptar të drogës, Flamur Sinanaj, 51 vjeç, i njohur me nofkën “Baksteen”, si edhe dhe me pseudonimin “Maradona” në aplikacionin Sky ECC. Ai mbërriti javën e kaluar në Belgjikë nën shoqërimin e policisë federale, pas rreth dy vitesh e gjysmë në paraburgim në Turqi.

Sinanaj, ish-banor i Antëerp-it, ishte dënuar në vitin 2010 me tetë vjet burg për trafik droge. Ai pritet të përballet me drejtësinë në kuadër të procesit të njohur si Procesi Bressers, ku akuzohet se drejtonte një grup që nxirrte kokainë nga kontejnerë me mineral mangani të kontrabanduar drejt Europës Perëndimore.

Sipas aktakuzës, ai ka shërbyer edhe si korrier parash, duke zhvendosur rreth 17 milionë euro të organizatës kriminale. Procesi aktualisht është pezulluar dhe pritet të rifillojë më 16 mars me një trup të ri gjykues.

Ekstradimi konsiderohet i pazakontë, pasi Turqia kohët e fundit ishte parë si strehë për kriminelë të arratisur, sidomos pas largimit të tyre nga Dubai. Ligji turk lejonte marrjen e shtetësisë për investime prej 500 mijë dollarësh, çka ishte shfrytëzuar nga disa persona në kërkim. Sinanaj dhe bashkëpunëtori i tij boshnjak, Sani Al Murdaa, kishin marrë shtetësinë turke, por ajo iu hoq pasi mediat zbuluan të kaluarën e tyre kriminale.

Ndërkohë, Al Murdaa mbetet ende në arrati. Ai u dënua në mungesë me 15 vjet burg nga një gjykatë në Dendermonde për rolin e tij në dosjen “Kookwas”, që lidhet me trafikimin e kokainës të fshehur në produkte si çimento, materiale ndërtimi dhe ton.

Po ndodh...

ide