“Jemi në periudhë të rrezikshme”, Macron: Franca do të rrisë arsenalin bërthamor!

Franca do të rrisë madhësinë e arsenalit të saj bërthamor dhe do të forcojë aftësitë e saj parandaluese, me një rrezik në rritje të konflikteve globale që kalojnë pragun bërthamor, tha të hënën Presidenti Emmanuel Macron.
“Aktualisht po përjetojmë një periudhë trazirash gjeopolitike të mbushura me rreziqe”, tha Macron në një fjalim të mbajtur nga një bazë nëndetësesh në Brettany, duke shtuar se ishte e nevojshme një “forcim” i modelit francez të parandalimit.
Duke zbuluar përditësimin e doktrinës bërthamore të Francës në një bazë bërthamore në bregdetin e Atlantikut, Macron tha gjithashtu se një ndryshim “i madh” do të shihte më shumë bashkëpunim me aleatët evropianë që kanë shprehur interes, përfshirë Gjermaninë.
Gjermania, por edhe Polonia, Holanda, Belgjika dhe Danimarka do të jenë në gjendje të marrin pjesë në manovrat bërthamore franceze, tha Macron, megjithëse e bëri të qartë se vendimmarrja për sulmet bërthamore do të mbetet vetëm në duart e presidentit francez.
Udhëheqësi francez shtoi se do të ishte e mundur të krijoheshin, në rrethana të paspecifikuara, asete strategjike në vende të tjera evropiane që do të ishin pjesë e asaj që ai e quajti një doktrinë e re “parandalimi përpara”.
Edhe pse Franca dhe Britania janë të dyja fuqi bërthamore, shumica e vendeve evropiane mbështeten kryesisht te Shtetet e Bashkuara për të penguar çdo kundërshtar të mundshëm – një shtyllë dekadash e sigurisë transatlantike.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128