PS mbledh nesër kryesinë! Ja çfarë pritet që të diskutohet

Partia Socialiste raportohet nesër në orën 09:00 do të mbledhë Kryesinë. Mësohet se i pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS-së Edi Rama
Bëhet me dije se në fokus të kësaj mbledhje do të jetë caktimi i datës së Asamblesë së PS. Ndërkohë në takim, pritet që të diskutohet edhe kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Ditën e sotme, Rama u takua në Pallatin e Kongreseve me presidentin Bajram Begaj. Gjatë takimit, Rama i paraqiti Begajt propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar.
“Sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Sh. T. Z. Edi Rama. Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar. Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave”, njofton presidenca.
Kujtojmë që të enjten e kaluar, PS mblodhi Grupin Parlamentar, ku në fund u vendosën edhe ndryshimet në qeveri.
- Besfort Lamallari - ikën si Ministër i Drejtësisë dhe merr në dorë Ministrinë e Brendshme
- Ferit Hoxha bëhet Ministër i Jashtëm, largohet Elisa Spiropali
- Albana Koçiu bëhet Zëvendëskryeministre, largohet Belinda Balluku
- Pirro Vengu ikën si Ministër i Mbrojtjes, zëvendësohet nga Ermal Nufi
- Erjona Ismaili bëhet Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ikën Toni Gogu
- Toni Gogu merr në dorë Ministrinë e Drejtësisë, zëvendëson Lamallarin që iku te Punët e Brendshme
- Enea Karakaçi merr drejtimin e Ministrisë së Energjisë, zëvendëson Belinda Ballukun
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128