Burimet qipriote: Hezbollahu i Libanit nisi dronët që shënjestruan bazat britanike në ishull
Dronët që goditën sot bazën britanike në Qipro janë lëshuar nga Libani dhe dyshohet se janë operuar nga forcat e Hezbollah, bëjnë të ditur burime qipriote.
Sipas informacioneve të publikuara nga Cyprus News Agency, dy mjetet ajrore pa pilot që shkaktuan dëme të lehta në bazën britanike të RAF Akrotiri janë nisur nga territori i Libanit. Sipas të njëjtave burime, arsyeja pse nuk u identifikuan dhe nuk u neutralizuan në kohë lidhet me përmasat e tyre të vogla dhe lartësinë e ulët të fluturimit.
Burime të larta qeveritare në Qipro theksojnë se nuk ka asnjë informacion për qëllim të drejtpërdrejtë ndaj infrastrukturës së Republikës së Qipros, mbrojtja e së cilës mbetet prioriteti kryesor i qeverisë.
Për arsye parandaluese, Nikozia është në koordinim jo vetëm me Greqinë, por edhe me vende të tjera, emrat e të cilave do të bëhen publikë sapo të finalizohen marrëveshjet përkatëse.
Po ashtu, burime zyrtare qipriote sqaruan se në Qipro nuk ndodhen dhe nuk pritet të dislokohen avionë amerikanë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128