Operacioni/ Katari rrëzon dy avionë luftarakë rusë që vinin nga Irani, Trump nuk përjashton dërgimin e trupave në Iran
Ministria e Mbrojtjes e Katarit deklaroi se forcat e saj të armatosura kanë rrëzuar dy avionë Su-24 të prodhimit rus, të ardhur nga Iran. Lajmi është raportuar nga Sky News.
“Janë interceptuar me sukses shtatë raketa balistike përmes sistemeve të mbrojtjes ajrore, si dhe pesë dronë nga Forcat Ajrore dhe Marina e Katarit, të cilët sot kishin në shënjestër disa zona të shtetit”, shton ministria.
BREAKING: Qatar ???????? shot down two Russian ????????-made SU24 aircraft coming from Iran ????????, along with seven ballistic missiles and 5 drones pic.twitter.com/TWg22OPtQz
— Aleph א (@no_itsmyturn) March 2, 2026
Ndërkohë Presidenti Donald Trump la të hapur mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në terren në Iran “nëse do të ishte e nevojshme”, dhe tha se nuk e ndikojnë sondazhet që tregojnë mosmiratimin e sulmeve.
“Unë nuk kam ndonjë pengesë për sa i përket trupave në terren — siç thotë çdo president, ‘Nuk do të ketë trupa në terren.’ Unë nuk e them këtë,” i tha Trump New York Post të hënën. “Unë them ‘ndoshta nuk na duhen’ ose ‘nëse do të ishin të nevojshme.’”
Një sondazh i Reuters/Ipsos gjatë fundjavës tregoi se 43% e amerikanëve nuk miratojnë sulmet ndaj Iranit, Trump sugjeroi se nuk ishte i shqetësuar, duke theksuar se ai duhet “të bëjë gjënë e duhur.”
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128