"Lidership pa vizion!"/ Ervin Salianji: Protesta e PD-së po favorizon Edi Ramën, Berisha ka hallin e Prillit...
Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se protestat e Partisë Demokratike, por favorizojnë Edi Ramën, duke iu referuar protestës së fundit, ku u hodhën molotovë drejt ish vilës së diktatorit Hoxha.
Salianji tha se kjo solli reagimin e ambasadave, duke iu kthyer kundër PD-së. Ai deklaroi se PD ka mungesë vizioni te lidershipi dhe shtoi se Berisha i bën protestat sepse ka hallin e zgjedhjeve të PD-së që do të mbahen në Prill.
"Arsye për të protestuar ka pafund, por strategji lidershipi nuk ka.
Qeveria moralisht ka rënë, e kapur në një mijë skandale, por narrativa që ka lidershipi i PD, i shkon në favor Ramës, përfshirë edhe paqartësia strategjike. Diskutohet se u hodhën disa molotovë nëpër kazanë. Revolta e qytetarëve është për tu vlerësuar, por drejtimi është i gabuar.
Nëse mund të bëhej një shembull, në mënyrë figurative, ishte Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Brendshme, e me rradhë.
E shoh që këto janë protesta për prillin, jo për të rrëzuar Ramën.
PD ka patur një topitje, u bë kjo lëvizjë që po bëj bashkë me një grup, e ka zgjuar pak PD, por Pd është e mërzitur për shkak të humbjes së njëpasnjëshme. Këto nuk janë as protesta të dhunshme dhe as paqësore, është e ndermjetme.
Këto nuk thërrasin as sentimentin dhe ndjeshmërinë e qytetarëve për korrupsionin, por demotivojnë edhe militantët. Hidhen fishekzjarrë dhe iket. Është flakë që do ti mbyllë sytë dhe ti rezistojë ndryshimin. PD e ka të domosdoshme të ndryshojë vetë.
Janë bërë 5 protesta dhe do të bjerë këtë javë, do të bjerë javën tjetër… Nëse rritet pritshmëria dhe çdo javë kryetari i partisë thotë do ta rrëozjmë këtë jave, por Rama vijon punët e veta, duhet të shohim nga vetja mos është problemi edhe te ne.
Vlen protesta si instrument reagimi për skandalet, por pritshmëritë se rrëzohet Rama këtë javë, është problematike. E patë që tha gabuam se hodhëm këto, se ishin artistët e huaj. Nëse tregohet forcë, ta bëjë te Kryeministria.
Deri te protesta e kësaj herë, nuk ka patur reagim të ambasadave. Por tani ka patur, duke e dënuar dhunën, për shkak se iu dha pretekst. Nuk kishte reagim kur bëhej protestë te Kryeministria.
E shoh edhe me një problematikë tjetër, kjo e zhvendos fokusin dhe i shkon në favor Edi Ramës. E zhvendos fokusin nga problemi, sot PD mund ti kishte zaptuar hapësirën publike, duke diskutuar për dosje, nuk po e nxjerr PS, por PD duhet të dilte ja ku janë faktet", tha Salianji.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128