Emri/ Mori 2 mijë euro ryshfet, lihet në burg oficeri i anti drogës në Tiranë

Gjykata e Posaçme ka marrë masën e sigurisë për oficerin e anti drogës në Tiranë Sokol Canamati. Mësohet se Canamati u la në masën e sigurisë arrest me burg, pasi mori ryshfet 2000 euro në këmbim të lehtësimit të akuzave për një të arrestuari për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Masa Canamatit i është komunikuar në ambientet e spitalit, pasi në momentin që është arrestuar, Canamati ka shprehur probleme shëndetësore.
Pas një hetimi nga AMP dhe SPAK, rezultoi se Canamati merrte para nga persona të krimit, në këmbim të lehtësimit të akuzave ndaj tyre. Canamati i mori një shumë prej 2000 eurosh një të burgosuri, të arrestuar për trafik kanabisi, në këmbim lirimin e tij nga qelitë. Babai i të hetuarit ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh dhe ia ka dhënë Canametit, më 10 tetor të vitit 2022.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

