Lajme flash

Emër+Foto/ Po punonte me dhëndrin, shqiptari nga Librazhdi humb jetën në Maltë

23 Prill 2024, 12:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emër+Foto/ Po punonte me dhëndrin, shqiptari nga Librazhdi humb

Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë.

Shqiptari vdiq pasi një çati e një shtëpie të viteve 1920 në Ħaż-Żebbuġ u shemb.

Emër+Foto/ Po punonte me dhëndrin, shqiptari nga Librazhdi humb

Ndërsa 31-vjeçari dhëndri i viktimës, po shqiptar mbeti i plagosur dhe pësoi lëndime të lehta.

Balla, i cili ishte nga Librazhdi, prej dy vitesh jetonte dhe punonte në Maltë, ai festoi ditëlindjen dhjetorin e kaluar dhe ishte baba i gjashtë fëmijëve, ku më i vogli është vetëm 12 vjeç.

Paraditen e së shtunës, një mur u shemb duke shkaktuar shembjen e çatisë, ndërkohë që dy punëtorët shqiptarë po testonin vendin për të parë nëse mund t'i rezistonte punimeve të planifikuara.

Ndërsa kompanisë iu miratua leja nga Komisioni i Planifikimit, ata nuk mund të fillonin ende punimet derisa të kalonte periudha e hetimeve.

Pas shembjes, Autoriteti i Ndërtimit lëshoi një deklaratë duke thënë se punimet nuk ishin sanksionuar ende dhe kryheshin pa lejet e nevojshme./Marrë nga NewsBook Malta.

 

Po ndodh...