Ervin Mete për lojërat e fatit: Formalizimi, qasja më efektive ndaj informalitetit

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete bëri këtë të premte analizën vjetore të ministrisë që ai drejton si dhe tregoi planet për vitin 2024 ai theksoi se faktori kryesor për këtë vit do të jetë nxitja e punësimit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Mete foli edhe për lojërat e fatit. Ai u shpreh se duhet një qasje më efektive ndaj tyre ndaj duhet formalizimi.
“Lojërat e fatit, mendoj se ka pasur diskutime të shëndetshme në komision për këtë sektor. Vlerësoj që duhet të kuptohet që qasja më efektive ndaj informalitetit është formalizimi që duhet të jetë i kujdesshëm dhe i kontrolluar, transparent.
Besoj se ligji, edhe pas diskutimeve në komision ka disa aspekte që shkojnë drejt kësaj qasjeje, se pagesat do të jenë vetëm nëpërmjet sistemit të pagesave.
Bëhet fjalë vetëm për lojëra online të kontrolluara, janë shtrënguar kërkesat për operatorë me eksperiencë ndërkombëtare, të ketë elementë gare sepse numri i licensave është i kufizuar që të jetë sa më transperent ashtu siç ligji thotë që të ardhurat shkojnë për ato që konsiderohen çështje të mira, arsim, inovacion dhe sport. Besoj se diskutimet në komision kanë qenë në frymën e përmirësimit të ligjit”,-tha Ervin Mete.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

