Çfarë u gjet brenda apartamentit ku u vra 30-vjeçarja! Partneri i viktimës në arrati, mori me vete…Dyshimet për krim pasioni!

27 Shkurt 2025, 16:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Çfarë u gjet brenda apartamentit ku u vra 30-vjeçarja!

Brenda apartamentit ku u gjet e vrare 30-vjeçarja me shtetësi të huaj në Tiranë janë gjetur vetëm 10 cent dhe asnjë dokument identifikimi nga viktima.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se dhoma ka qënë e boshatisur, kur policia u fut në apartament.

Dyshohet se bashkëshorti i 30-vjeçares ka marrë me vete edhe dokumentet e viktimës dhe se është larguar.

Trupi i 30-vjeçares u gjet i pajetë nga pronari i banesës në rrugën “Gjon Muzaka”, pranë Bllokut të Ambasadave, i cili më pas lajmëroi policinë.

Nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Sipas burimeve nga policia e Tiranës, vajza emri i të cilës ende nuk bëhet i ditur, është një shtetase Gjermane, e cila pak kohë më parë kishte mbërritur në Shqipëri bashkë me partnerin e saj.

Igli Celmeta raporton se, prej afro 10 ditësh çifti ishte vendosur me qira ditore në banesën që ndodhet në rrugën “Gjon Muzaka”

Kur policia u fut në banesë gjeti trupin e gruas së re të pajetë me shenja thike në pjesën e barkut. Ndërsa partneri me të cilin ajo kishte marrë banesën me qira nuk është gjendur në banesë.

Për policinë ky është autori i dyshuar. Sipas të dhënave ende nuk dihet nga ishin me origjinë, por janë dëgjuar duke folur në gjuhën arabe dhe Gjermanisht.

Partneri i të resë, është në kërkim nga policia, por dyshohet se është larguar nga Shqipëria.
Sipas pronarëve të banesës, çifti ka marrë me qira ditore shtëpinë në datën 19 shkurt dhe se gruaja ka qëne e mbuluar.

Flisnin gjuhë gjermane, por nga tiparet dyshohet se janë nga Lindja e Mesme. Pronarja e banesës i ka kërkuar Kartën e Identitetit, por fillimisht i kanë thënë që nuk i kemi.

Më pas pronarja ka shkuar sërish në banesë por nuk e kanë hapur derën.

Pasi policia është futur, dhoma ka qënë e boshatisur. Dyshohet se bashkëshorti i saj i ka marrë të gjitha dokumentet edhe të viktimës, duke u larguar.

Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.