Furgoni përplaset me kamionin në Pogradec, dëmtohen 2 pasagjerë

17 Gusht 2024, 10:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Furgoni përplaset me kamionin në Pogradec, dëmtohen 2

Një furgon pasagjerësh është përplasur me një kamion. Si pasojë, dy pasagjerë në furgon janë lënduar.

Pogradec/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Kalivaç-Pogradec”, mëngjesin e sotëm,   automjeti tip “Benz”, furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është  përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S,  dhe H. S.,  pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanava dhe  shkakut të aksidentit”, njofton policia.

 

Po ndodh...

ide