Përgjimet/ Vajza 'vip' e ekranit në Shqipëri me rrogë 70 mijë USD, si 'skllave' e bosit të krimit

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, Gazetari Spartak Koka zbuloi historitë tronditëse të dy vajzave shqiptare të njohura për publikun pasi i përkasin botës së televizionit, të cilat sipas tij janë kapur në përgjimet e eksponentëve të krimit.
Koka ka treguar se këto vajza të televizonit kanë pranuar që të bëhen “skllave” të bosëve të krimit për shuma marramendëse. Puna e ofruar dhe pranuar prej tyre është ajo e shoqërueses dhe madje në kontratë shënohet edhe shërbimi seksual.
“Një vajzë, në një përgjim parandalues. Një nga pjesëtarët e botës kriminale në Shqipëri, që jeton në Dubai, i ofron një vajze të njohur në botën e televizionit 70 mijë dollarë që ajo të shkonte dhe ta shoqëronte dhe përkundrejt raporteve seksuale. Ajo pranon dhe merr 70 mijë dollarë. Në këtë rast, ku vajza kishte një punë në Shqipëri dhe kishte të ardhura të mjaftueshme për ta përballuar jetën këtu, zgjedh për të shkuar në Dubai për 70 mijë dollarë”, u shpreh Spartak Koka.
Më pas Koka ka treguar edhe historinë e një vajze nga Kosova, e cila po ashtu është një person që i përket botës së televizionit.
“Është edhe një vajzë ka Kosova. Kreu i një grupi kriminal në Shqipëri i ka thënë kësaj vajzës për shërbime seksuale, ti do të shkosh vetëm me mua, për një vit. Dhe unë çdo muaj do të jap 20 mijë euro dhe ti mos të shkosh me asnjë tjetër”, tregoi Koka.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128