
Gjendet trupi i pajetë i të riut në një shtëpi në Durrës

Trupi i pajetë i një 36-vjeçari është gjetur në një shtëpi të braktisur në Durrës, në lagjen nr.17.
Ndërkohë sipas burime policore konfirmojnë se bëhet fjalë për një person që ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.
“Më datë 17.01.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 16 Durrës, në një banesë të pa banuar është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës. Më datë 05.01.2025, shtetasi E.P, (kushëriri i shtetasit F.K) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës, se shtetasi F. K, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Nga këqyrja paraprake e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se 36 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e overdozës“, njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
-
-
-
-
Teuta Kryeneçe: Mbretëresha trime e Ilirëve
18 Janar, 13:53 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128