Gjykata mbyll në burg shokun e Firdeus Berberit, u kap me armë gjatë natës shumë pranë hotelit të familjes Muçllari

18 Qershor 2023, 16:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjykata mbyll në burg shokun e Firdeus Berberit, u kap me armë

Gjykata e Korçës, ka vendosur të mbyllë në burg Enes Shaho, 21-vjeçarin e arrestuar një javë më parë për “Mbatje pa lejë të armëve dhe municioneve”.

Policia e Pogradecit, ka ngritur dyshime se i riu ishte pozicionuar gjatë orëve të natës, për të goditur njerëz të afërm të familjes Muçllari në Tushemisht.

Shaho, sapo ka konstatuar prezencën e policisë, ka dalë nga makina dhe ka hedhur në lumë, armën që mbante me vete. Policët kanë arrestuar 21-vjeçarin, e bashkë me të kanë gjetur në lumë dhe armën e zjarrit.

I riu është djali i një besimtari (Hoxhë), në Pogradec, ndërsa rezulton edhe më parë i dënuar për akuzën e “Kanosjes” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Enes Shaho, rezulton të jetë shoku i ngushtë i Firdeus Berberit, i cili u kap në Janinë të Greqisë, së bashku me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu.

Sipas policisë së Pogradecit, në momentin e arrestimit Enes Shaho, ishte në shoqërinë e dy persona të tjerë, ku njëri qëndronte në pozicionin e shoferit dhe dy të tjerë në sedilje.
Makina e tyre është konstatuar nga policia rreth orës 01:20 të natës, në vendin e quajtur “Ura e Tushemishtit” shumë pranë Hotel “Voloreka”, pronë e babait të Johan Muçllarit, i cili i ka shpëtuar tre sulmeve me armë.

Enes Shaho, kishte pak kohë që ka dalë nga burgu, ndërsa në Pogradec njihet se anëtar i një grupi kriminal që drejtohet nga Ilir Berberi ose siç njihet ndryshe në qytet “Lili i Rrushkës”.

Njëherësh Enes Shaho, ka lidhje shoqërore me djalin e këtij të fundit, Firdeus Berberin, që pritet të ekstradohet nga Greqia për tu përballur me akuzën e “Vrasjes me me dashje” të mbetur në tentativë në dëm të Johan Muçllarit, ngjarje kjo e ndodhur një një vit më parë në Pogradec.



Po ndodh...

ide