Grabiti makinën dhe një çantë personale, arrestohet hajduti në Shkodër

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi akuzohet për grabitje.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.T, pasi një ditë më parë ka grabitur një makinë “Golf 4” dhe një çantë personale.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, për identifikimin e autorit të vjedhjes së automjetit tip “Golf 4”, pasditen e djeshme, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi:
G.T., 38 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasditen e djeshme, ka vjedhur një automjet tip “Golf 4” dhe një çantë me sende personale në një automjet tjetër.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Automjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u sekuestrua çanta me sendet personale të drejtuesit të automjetit tjetër, e cila u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. T”,- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


