Hakmarrje? Dyshohet se i vuri flakën makinës së Deizi Arapit, i digjet Volksvageni në Bilisht

Vetëm pak kohë nga djegja makinës së Deizi Arapit, një tjetër makinë tip "Volksvagen", në pronësi të Marsel Bucit është djegur gjatë natës në Bilisht. Duket se ngjarja është një formë hakmarrje sepse Buci dyshohet se ka qenë autori i djegies së makinës të Deizi Arapit, më 25 shtator 2022, në Bilisht.
Djegia e makinës është bërë në derë të shtëpisë tek lagjia "Çezma e Madhe".
Vajza mësohet se atë kohë tha se kishte probleme me deputetin e PD Bledion Nallbati, pas pushimit nga puna të nënës së saj.
Ndërkohë Buci ka qenë punonjës i karburantit që deputeti Nallbati ka lëshuar me qira.
Njoftimi i Policisë:
"Rreth orës 02:30, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në automjetin tip "Volksvagen" në pronësi të shtetasit M. B., i cili ka qenë i parkuar përpara banesës së tij," njoftoi policia.
Zjarrvënia e sotme sipas policisë dyshohet e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e rënies së zjarrit.
-
-
Arratisja e shqiptarit nga burgu në Greqi, alarmohen autoritetet
10 Tetor, 09:31 -
Tahiri në kërkim të uljes së dënimit, Gjykata merr vendimin
10 Tetor, 09:15
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



