"Hetime sekret!"/ Janë marrë zyrtarë të pandehur për aeroportin e Vlorës: Garë e paracaktuar!
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK lidhur me tenderin e Aeroporitt të Vlorës, ku ka të pandehur, por Lala se hetimet janë mbajtur sekret dhe po vijojnë.
"Në lidhje me aeroportin e Vlorës, u ka komunikuar akuzat disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për parashkrim të veprës penale dhe ka afate, me qëllim që të mos parashkruhet prokurorët kanë nxituar të komunikojnë këtë akuzë.
Rezultojnë se kompanitë që kanë fituar, janë të paracaktuara.
Duhet të kemi parasysh që hetimi është mbajtur në sekret të plotë dhe nuk kanë rrjedhur emrat e personave që u janë komunikuar akuzat. Nga informacionet e fundit, rezulton se kompanitë nuk kanë plotësuar kriteret, por kanë qenë zyrtarë që kanë përshtatur kriteret për kompanitë me qëllim që të fitonin koncesionin, në lidhje me ndërtimin e aeroportit.
Prokuroria po heton edhe për vepra të tjera, korrupsion, pastirm parash, shpërdorim detyre.
Janë 3 persona që u janë komunikuar akuza. Zyrtarët që janë regjistruar, nuk janë thirrur sepse kanë dyshime për përfshirje në vepra më të rënda penale. Rezulton se kompanitë që kanë fituar tenderin për ndërtimin e aeroportit kanë qenë të paracaktuara. Pak a shumë si rasti i Tunelit të Llogarasë.
Mabco, 2A group u futën në garë por duhet të kishin një kompani të huaj. Kjo kompani YDA group ka ardhur, është krijuar TIA International Vlora, dhe menjëherë kompania turke është tërhequr dhe i ka shitur aksionet Pacollin. Edhe tërheqja ka dyshime se ka qenë ndër truket e përdorura për të fituar këtë garë.
Skandali qëndron në faktin që në aeroport, që është vepër strategjike, rezulton të paktën nga hetimet, që është garë e paracaktuar", deklaroi Lala.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128