Endrick drejt Milanit? Cardinale përgatit ofertën prej 70 milionë eurosh për Real Madridin

24 November 2026, 23:47 / SPORT ALFA PRESS

Endrick drejt Milanit? Cardinale përgatit ofertën prej 70 milionë

Milani po përgatit një lëvizje konkrete për të transferuar sulmuesin brazilian Endrick që në merkaton e janarit, pasi ka intensifikuar kontaktet me Real Madridin dhe agjentët e futbollistit për një blerje përfundimtare.

Pas tentativës së parë verën e kaluar dhe me Romën që aktualisht mbetet në pritje, pronari kuqezi Gerry Cardinale synon ta mbyllë marrëveshjen në janar, por është i gatshëm të rikthehet në verë nëse operacioni has pengesa.

Sipas raportimeve nga “Cadena SER” dhe “TNT Sports Brazil”, klubi kuqezi është gati të paraqesë një ofertë prej rreth 70 milionë eurosh, të përbërë nga 60 milionë euro bazë fikse dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Përveç kartonit, Milani është i gatshëm t'i rrisë pagën aktuale sulmuesit, i cili aktualisht përfiton mbi 3.2 milionë euro neto në sezon.

Nga ana tjetër, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk dëshiron të humbasë kontrollin mbi të ardhmen e lojtarit dhe kërkon përfshirjen e një klauzole riblerjeje mes 80 dhe 85 milionë eurove të vlefshme për dy vite, si dhe të drejtën e parablerjes për oferta të ardhshme nga klube të tjera.

Megjithatë, pengesa kryesore për transferimin në janar mbetet trajneri Jose Mourinho, i cili e konsideron Endrick një element të dobishëm në rotacionet e sulmit duke vlerësuar intensitetin dhe sjelljen e tij në stërvitje.

Tekniku nuk pranon të heqë dorë nga futbollisti në mes të sezonit pa pasur në dispozicion një zëvendësues të të njëjtit nivel. Ndërkohë, vetë Endrick është i shqetësuar për minutazhin e pakët edhe në funksion të kombëtares së Brazilit, ndaj në ditët në vijim përfaqësuesit e tij do të udhëtojnë drejt Madridit për të diskutuar situatën me drejtuesit spanjollë.

Po ndodh...