Alarm në CIA dhe inteligjencën amerikane, hakerat depërtojnë në rrjetet qeveritare! Ekspozohen informacione të paklasifikuara
Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) kanë zbuluar një shkelje të sigurisë kibernetike, e cila ka ekspozuar një pjesë të informacionit të tyre të paklasifikuar.
Sipas një raportimi të “New York Times”, persona të paidentifikuar kanë arritur të depërtojnë në një rrjet që përdoret për të kërkuar dhe administruar informacione të bazuara në materiale publike dhe të paklasifikuara.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se cilat materiale janë komprometuar konkretisht. Megjithatë, dyshohet se përveç informacioneve të CIA-s dhe ODNI-së, mund të jenë ekspozuar edhe të dhëna që lidhen me agjenci të tjera qeveritare amerikane.
Në një deklaratë zyrtare, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare siguroi se incidenti nuk ka prekur operacionet kritike apo sistemet që përmbajnë informacione të klasifikuara.
“Nuk pati ndërprerje në operacionet kritike ose sistemet e klasifikuara”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, CIA nuk ka reaguar ende ndaj kërkesës për koment lidhur me incidentin.
Shkelja e fundit vjen në një periudhë kur institucionet amerikane po përballen me një sërë incidentesh të sigurisë kibernetike dhe problemeve teknologjike. Mes tyre është raportuar edhe një tjetër shkelje në Departamentin e Bujqësisë të Shteteve të Bashkuara.
Po ndodh...
Zgjedhjet e 9 majit REFERENDUM kundër Sistemit
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


