Dhunimi i 3 shqiptarëve në Mal të Zi, Policia kallëzon penalisht 6 agresorët

Policia e HerzegNovit ka ngritur kallëzim penal kundër 6 personave, të cilët dhunuan dhe goditen fizikisht tre shqiptarët, Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi më 6 janar, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit.
Mediat malazeze raportojnë se kallëzimi është bërë për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”, ndërsa personat e dyshuar janë identifikuar si, Branko Vuksanoviç, Sergei Devic, Kosto Dunderovi, F.V., V.T. dhe S.M.
Sipas policisë, dyshohet se këta persona kanë sulmuar fizikisht tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, të cilët ndodheshin në një automjet me targa gjermane.
Pas identifikimit të të dyshuarve, anëtarët e Departamentit të Sigurisë në Herceg Novi, mësohet se kanë kryer kontrolle në banesat e gjashtë të dyshuarve.
Gjatë kontrollit, në një prej banesave të të dyshuarve, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë të markës “Zastava M57” cal 7.62mm në posedim pa leje, tre krehër pistolete, 44 copë municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe një jelek kamuflazhi.
-
Shtyhet seanca ndaj katër të akuzuarve për sulm terrorist
12 Janar, 12:12 -
Vrasja me snajper në Vlorë, lëshohet urdhërarrest për një person
12 Janar, 11:58 -
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



