I përfshirë në tentativë vrasje në bashkëpunim me Dedan Gjonin/ Arrestohet i “forti” i Sukthit, nipi i tij dhe ish-punonjës policie

22 Dhjetor 2023, 10:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

I përfshirë në tentativë vrasje në bashkëpunim me

Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale. Burime bëjnë me dije se hetuesit kanë arritur të gjejnë prova se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë.

Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi.

Në pranga ka rënë edhe Rexhep Rrapi, i njohur si ‘Kepi Rrapi’, i cili është prangosur me urdhër të SPAK. Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Sukth. Mësohet se Kep Arapi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një tentativë vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë.

Rexhep Rapi, i njohur si ‘Kep Rapi’ është arrestuar nga forcat speciale të Tiranës me urdhër të SPAK. Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Sukth. Mësohet se Kep Arapi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një tentativë vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të operacionit është arrestuar edhe nipi i tij dhe një ish-punonjës policie.

 

Po ndodh...