I renditur në listën e më të rrezikshmëve, gruaja e Franc Çopjas i del në mbrojtje: Burrë besnik, nuk e ngrinte zërin kurrë

Ditën e djeshme është mbajtur në Bruksel seanca gjyqësore për vrasjen e Ardit Spahiut. Ndërkohë, përmes një video-telefonate, pasi ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka dhënë dëshminë e saj gruaja e Franc Çopjas, i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen e ndodhur më 27 nëntor në Molenbeek.
Ajo e përshkroi bashkëshortin e saj si një burrë besnik, “jo agresiv”, që “kurrë nuk e ngrinte zërin”. Gjithashtu, theksoi se nuk kishte dijeni për asnjë aktivitet kriminal të tij dhe deklaroi se burri i saj është i pafajshëm.
Po ashtu, në këtë seancë, sërish përmes një video-telefonate, dëshmoi një tjetër shqiptar, shtetas nga Elbasani, vendlindja e viktimës. Ai u shpreh se i njihte të dyja familjet, të cilat kanë pasur konflikt mes tyre, konflikt i nisur që prej dhjetorit të vitit 2018.
Gjykatësja e pyeti dëshmitarin për një sherr të vitit 2017, ku ishte i përfshirë edhe Franc Çopja. Dëshmitari tha se bëhej fjalë vetëm për një “mosmarrëveshje të vogël” dhe një “zënkë të thjeshtë” që ishte përshkallëzuar. Më tej, gjykatësja shtoi se kjo zënkë ishte raportuar edhe në mediat shqiptare, ku thuhej se ishin përdorur armë.
Dëshmitari deklaroi se një pjesë e dëshmisë së dhënë ditën e hënë nga vëllai i gruas së vëllait të viktimës, i cili është anëtar i familjes Alibej, është e pavërtetë. Ndërkohë, një ekspert i ADN-së dëshmoi se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë material gjenetik, përveç atij të Ardit Spahiut dhe shoferit të automjetit.
Kujtojmë se Çopja akuzohet si organizatori dhe porositësi i vrasjes, si dhe si udhëheqës i një grupi të strukturuar kriminal. Më 30 dhjetor 2023 ai u ekstradua nga Dubai në Belgjikë dhe që prej atij momenti ndodhet në burgun e Haren. Ndërkohë, autoritetet shqiptare kanë lëshuar ndaj tij një urdhër arresti që prej 3 shtatorit 2024.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

