Ish-zyrtarja Alda Klosi në të njëjtin burg me pastruesen e saj, transferohet nga spitali te ‘325’
10 Shkurt 2023, 11:38 / AKTUALITET

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi, e cila u arrestua për fshehje të pasurisë, është transferuar nga spitali i QSUT-së, në paraburgim.
Mësohet se transferimi i ish-zyrtares, ndaj të cilës Gjykata caktoi para dy ditësh masën ‘arrest me burg’, është kryer dje rreth orës 15:00. Alda Klosi është transferuar në burgun e grave 325 te “Ali Demi”, institucion ku qëndron dhe pastruesja që ishte punësuar në banesën e saj, Rozeta Dobi.
42-vjeçarja ditën e arrestimit Klosi është ndjerë keq dhe për shkak të gjendjes shëndetësore ajo u dërgua për mjekim në Qendrës Universitare Nënë Tereza, ku qëndroi për disa ditë. Klosi akuzohet për veprat penale; “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

