Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Një tjetër aksident në vendin e punës i ka marrë jetën një 38-vjeçari shqqiptar në Itali.
Viktima, banues prej kohësh në Castel Bolognese, po punonte në një arë të një ferme bujqësore mes Solarolo-s dhe Castel Bolognese-s.
Rreth orës 18:00, familjarët e tij, të shqetësuar sepse nuk kishin kontaktuar me të, shkuan ta kërkonin në vendin e punës. Fatkeqësisht, e gjetën të vdekur.
Dinamika e aksidentit është ende për t’u sqaruar, por sipas hipotezave të para, burri mund të jetë shkelur për vdekje nga një traktor. Dyshohet se është shtypur nga pirunët e mjetit ngritës.
Ndihma e shpejtë 118 mbërriti në vendin e ngjarjes, por për fat të keq mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar, vdekja u konstatua në vend.
Në vendngjarje ndodheshin edhe inspektorët e sigurisë në punë dhe karabinierët, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Trupi i pajetë është vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, ndërsa traktori është sekuestruar për hetime të mëtejshme.
-
Shpërthen vullkani Fuego në Guatemalë, mbi 700 njerëz evakuohen
6 Qershor, 20:12 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


