Itali/ 38-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë në makinë
3 Maj 2024, 15:58 / AKTUALITET

Një 38-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar nga agjentë të policisë së Reggio Emilia për drogë. Gjatë një kontrolli në makinë, shqiptarit iu gjet mbi 1 kilogramë kokainë.
Mëngjesin e 29 prillit, policia vuri re një makinë që lëvizte në mënyrë anormale, me shpejtësi të reduktuar dhe duke ndaluar për ndalesa të shkurtra pranë mjeteve të tjera. Në atë moment u aktivizua kontrolli, por burri që drejtonte makinën u përpoq të arratisej duke u kthyer papritur mbrapa. Megjithatë, një tjetër makinë policie e pengoi të arratiset.
Shqiptari u arrestua nën akuzën e trafikut të drogës dhe u dërgua në burg në dispozicion të organeve të drejtësisë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
Nga Gentian Gaba
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
Nga Ermal Peçi
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


