“Jam viktimë e trafikut…”, shqiptari nuk i shpëton burgut. Dënohet me 42 muaj heqje lirie
10 Nëntor 2024, 16:43 / AKTUALITET

Një burrë, i cili u kap duke shpërndarë drogë në rrugët e Sleaford, është burgosur për 3 vjet e 6 muaj.
Olsi Gjurra u akuzua për posedim kokaine. 21-vjeçari shqiptar i tha policisë se ishte viktimë e trafikut dhe se po detyrohej të shiste drogë.
Ajo që pasoi ishte një hetim i gjerë nga oficerët e Policisë së Lincolnshire, të cilët zbërthyen më shumë se 8000 mesazhe në celularët e Gjurrës gjatë disa muajve.
Përkthyes shqiptarë u sollën për të shqyrtuar disa nga mesazhet, ndërsa oficerët dhe stafi punuan me Home Office si pjesë e hetimeve të tyre.
Rezultati i këtij hetimi konkludoi me fajësinë e Gjurës, i cili u burgos për 42 muaj, nga Gjykata Lincoln Crown.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




