Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët

8 Janar 2026, 10:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues në Prokurorinë e Posaçme me të gjithë trupën e prokurorëve.

Fjala e Brahos në lidhje me objektivat që ai ka për drejtimin e institucionit ka qenë e shkurtër, ku i bëri me dije prokurorëve që duhet të angazhohen me dhënien e mendimeve për kodin e ri Penal, kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe mendime mbi marrëdhëniet që SPAK ka me Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe institucionet e tjera ligjzbatuëse.

Kreu i ri i SPAK ka dhënë edhe mesazhe në lidhje me mbarëvajtjen e proceseve hetimore në respektim të afateve.

Të pranishëm kanë qenë të gjithë prokurorët, teksa mbledhja ka zgjatur rreth 20 minuta.

Braho u zgjodh si drejtues i SPAK muajin e kaluar.

Braho pason në detyrë Altin Dumanin dhe do të qëndrojë për tre vitet e ardhshme në krye të këtij institucioni.

 

Po ndodh...