
Kokainë në çorape, arrestohet 49-vjeçari shqiptar. Plagosi policin teksa tentoi të arratisej

Një 49-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu gjetën mbi 100 gramë kokainë të fshehura në çorape.
Mediat vendase shkaruajnë se agjentët e komisariatit të Policisë së Shtetit në San Giovanni dhe punonjësit e policisë bashkiake kanë hyrë në aksion në kuadër të aktiviteteve të planifikuara së bashku, për parandalimin e trafikut të drogës dhe krimeve të grabitjeve.
Oficerët e kapën të dyshuarin pak momente pasi mori mallin pas një gardhi ku e kishte fshehur dhe e futi në çorape. Informimi nga banorët e zonës bëri që oficerët ta mbikëqyrnin lëvizjen e tij.
Gjithashtu bëhet e ditur se shqiptari, i hipur në një skuter, tentoi të kalonte postbllokun, por u ndalua. Në tentativë për të mbajtur nën kontroll 49-vjeçarin, një punonjës i policisë bashkiake ka mbetur i plagosur lehtë, me plagë të cilat janë cilësuar të shërueshme në 3 ditë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128