
Konfiskim pasurive të Ervis Martinaj/ Avokati Hoxha: Procedurë standarde e SPAK dhe GJKKO

Avokati Arbër Hoxha thotë se kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për konfiskimin e 31 pasurive në emër të të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj, është një procedurë standarde.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se më herët janë sekuestruar pasuri të familjarëve të tij.
“Është procedurë stanarde e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme. Nuk do i shpëtonte as Martinaj, fati i të cilit nuk është ende i ditur nga Policia e Shtetit. SPAK, përtej kësaj, ka vendosur sekeustro, më herët janë sekuestruar pasuritë e familjarëve. Tani ka ardhur edhe radha e zotit Martinajt. Mbetet për t’u parë si do të shkojë çështja në themel dhe sa të justifikuara janë pasuritë e tij. Konfiskimi vendoset deri sa të provohet e kundërta. Kam rezervat e mia për ligjin antimafia, është ligj antikushtetues. Një ligj të tillë, përveç Italisë, nuk ka në asnjë vend të qytetëruar. Kam rezervat e mia për këtë legjislacion”, theksoi ai.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128