Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro në hyrje, procedohet 56-vjeçari te Porti i Vlorës

28 Janar 2025, 17:35 / AKTUALITET ALFA PRESS


Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro në hyrje, procedohet 56-vjeçari

Një 56-vjeçar nga Vlora po procedohet penalisht, pasi nuk ka deklaruar mbi 20 mijë euro në hyrje të Portit.

Mësohet se eurot i janë gjetur gjatë kontrollit në automjetin e tij.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Nuk deklaroi 20 345 euro, në hyrje, procedohet penalisht.

Specialistët e Seksionit të Hetimit dhe ZMPKT Vlorë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 56 vjeçe, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi në portin e Vlorës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit dhe kontrollit në automjetin e tij, gjetën 20 345 euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas ligjeve në fuqi.