KPK jep vendimin për prokurorin e Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi këtë të premte vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës Arbër Berexha.
Trupa që kreu procesin e rivlerësimit ndaj prokurorit Berexha, kryesohej nga Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi relatore, si dhe Lulzim Hamitaj anëtar.
Prokurori Berexha u përball të mërkurën më 10 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin. Berexha u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, deklarimet e pasurisë, por dhe kriterin e profesional.
Arbër Berexha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe pas një periudhe të shkurtër stazhi në Prokurorinë e Durrësit, u emërua në Prokurorinë e Elbasanit ku e ushtroi funksionin deri në qershor të vitit 2023, kur u caktua në Prokurorinë e Tiranës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


