Krijoi depo armësh në dyqanin e rrobave, lihet në burg “Zoto”

14 Shkurt 2024, 17:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Krijoi depo armësh në dyqanin e rrobave, lihet në burg
Gjykata ka lënë në burg 31 vjeçarin Gjergji Dervishaj, i njohur ndryshe si “Zoto”, i cili kishte krijuar një depo me armë në qytetin e Vlorës, të kamufluar në një dyqan rrobash.

Ai u arrestua dy ditë më parë në lagjen “Isa Boletini”, dhe gjatë kontrollit në godinë u gjetën minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.

Ndaj Dervishajt, rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve”. Ai rezulton edhe me precedentë të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike.

 

Po ndodh...

ide