Krujë, punëtori humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike, policia arreston drejtuesin e punimeve

20 Shkurt 2025, 19:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Krujë, punëtori humbi jetën nga kontakti me rrymën
Policia e  Krujës ka arrestuar drejtuesin teknik të një subjekti, si përgjegjës për mungesën e kushteve teknike, që çuan në vdekjen e 34-vjeçarit me iniciale Y.Xh. si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë 59-vjeçari me iniciale G.D.

Ndërkohë, policia e komisariatit nr.1 ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Policia njofton gjithashtu se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për edukatoren 55-vjeç me iniciale M.Ll, e kallëzuar nga një prind se ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128