
Kush ishte shënjestra e atentatit në Kamëz? Dy të rinjtë e shpallur në kërkim pjesë e trafikut të drogës

23 Shkurt 2025, 16:10 / AKTUALITET

Detaje të reja janë zbadhur nga atentati në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri nga një automjet në drejtim të një automjeti tjetër.
Njëri nga të shpallurit në kërkim për ngjarjen, Enedjon Kaçi, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit, ndërsa dy të kërkuarit e tjerë, Fabion Kurti e Dejvi Mullai, janë autorët që qëlluan me armë.
Kurti dhe Mullai lëviznin me një makinë tip 'BMW', ndërsa shënjestra dhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar, lëviznin me 'Land Rover'.
Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti rezultojnë të skeduar dhe të shoqëruar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Paraprakisht dyshohet se konflikti mes të rinjve ka ndodhur për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128