Sociedad triumfon me penallti në finalen e Kupës së Mbretit

Në një finale spektakolare të zhvilluar në stadiumin La Cartuja Stadium, Real Sociedad është kurorëzuar kampione e Kupës së Mbretit, pasi mposhti Atletico Madrid me rezultatin 4-3 pas goditjeve të penalltive. Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 2 -2.
Skuadra nga San Sebastiani e nisi ndeshjen në mënyrë të furishme, duke kaluar në avantazh që në minutën e parë me golin e Ander Barrenetxea, që shtangu kundërshtarët dhe vendosi ritmin e finales.
Atletico Madrid reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 19-të me anë të Ademola Lookman. Megjithatë, Real Sociedad riktheu epërsinë në fundin e pjesës së parë, kur Mikel Oyarzabal u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën 45+1.
Pjesa e dytë solli një tjetër reagim nga madrilenët. Në minutën e 83-të, Julian Alvarez realizoi golin e barazimit, duke çuar sfidën në shifrat 2-2 dhe duke rihapur plotësisht finalen.
As koha shtesë nuk prodhoi fitues, duke e dërguar gjithçka në ruletën e penalltive. Aty, Real Sociedad u tregua më e saktë dhe triumfoi 4-3, duke siguruar trofeun e Kupës së Mbretit pas një përballjeje dramatike deri në fund.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128