Lindi foshnjën dhe e hodhi në lumë, ja çfarë deklaroi 42-vjeçarja në polici

18 Mars 2024, 20:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lindi foshnjën dhe e hodhi në lumë, ja çfarë deklaroi
42 vjeçarja me iniciale L.K. është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës.

Sipas asaj që raporton gazetari Igli Çelmeta, gruaja ka deklaruar se ka menduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe më pas e ka marrë dhe e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në lum.

Policia ka nisur kërkimet në lumin e Tapizës, por foshnja nuk është gjetur pasi dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit.

42-vjeçarja që ka kryer aktin e rëndë është e martuar dhe ka edhe fëmijë.

 

Po ndodh...

ide