Makina “petë”, çanta me bukë dhe atlete, çfarë ka mbetur nga aksidenti tragjik në Këlcyrë

2 Prill 2024, 16:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Makina “petë”, çanta me bukë dhe atlete,
Një grumbull hekurash dhe një makinë e bërë “petë” është gjithçka që ka mbetur nga aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa shoferi i makinës tip “Benz”, Edison Bregaj po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm.

Në momentin që ka parë dy policë që patrullonin zonën ai është larguar me shpejtësi, ka humbur kontrollin dhe pas një fluturimi në ajër për rreth 200 metra ka përfunduar në anë të lumit të Vjosës.

Shtatë personat e tjerë, për shkak të dëmtimeve të rënda ende nuk janë identifikuar. Siç shihet edhe në pamje, pranë makinës ndodhet një çantë me bukë. Një atlete dhe sende personale të viktimave.

Policia bëri me dije se shoferi, Edison Bregaj 24-vjeç, kishte marrë automjetin tip “Benz” me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi Agustin Gjepa, 26 vjeç

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi E. B. është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Makina “petë”, çanta me bukë dhe atlete,

Makina “petë”, çanta me bukë dhe atlete,

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128