Makinë dhe targa të vjedhura, në kërkim babai i Florenc Çapjas

17 Gusht 2022, 10:42 / AKTUALITET ALFA PRESS
Makinë dhe targa të vjedhura, në kërkim babai i Florenc

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen në Elbasan ku policia gjeti makinë dhe targa të vjedhura si dhe fishekë luftarakë ne nje servis , të cilat dyshohen se janë përdorur për ngjarje kriminale.

Në kërkim është shpallur Fejzulla Çapja, babai i Florenc Çapjas, i cili është në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Brenda servisit në Elbasan në pronësi të Çapjas është zbuluar një automjet i vjedhur, 2 targa të vjedhura, fishekë luftarakë dhe një kapele si e Policisë.

Ndaj tij rëndojnë veprat  “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” teksa vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e 64-vjeçarit.

Florenc Çapja është shpallur në kërkim për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.

Po ndodh...